“Emiliano Musta shkon te Ballkani, e merr Ilir Daja”

11.01.2022

Agjenti i njohur, Andi Matraxhiu në një intervistë të dhënë për Sport News Plus në News 24 ka deklaruar se ai mund të transferohet te Ballkani, skuadër kjo që udhëhiqet nga Ilir Daja. “Për mua Musta është në vazhdën e transferimit te Ballkani. Nuk kam lexuar shumë lajme, por kam dëgjuar diçka. Me bindje e […]

“Emiliano Musta shkon te Ballkani, e merr Ilir Daja” Foto: Ilustrim

Agjenti i njohur, Andi Matraxhiu në një intervistë të dhënë për Sport News Plus në News 24 ka deklaruar se ai mund të transferohet te Ballkani, skuadër kjo që udhëhiqet nga Ilir Daja.

“Për mua Musta është në vazhdën e transferimit te Ballkani. Nuk kam lexuar shumë lajme, por kam dëgjuar diçka. Me bindje e them që do të shkojë te Daja”.

“Kështu ndodh në Shqipëri, pasi Kosova ka namin e mirë për financat. Megjithatë do vijë koha që edhe Kosova nuk do të jetë fushë me lule sepse kemi parë që shumë lojtarë po rikthehen në Shqipëri” – tha ai.

29 vjeçari zhvilloi 15 paraqitje me Partizanin, ku realizoi 2 gola.

Ky ishte sezoni i tij i parë në kryeqytet, pas eksperiencave te Kukësi, Laçi dhe Teuta.