Emery bën të ditur se kur do të kthehet Ozil në Arsenal

Sinjale pajtimi mes Emery dhe Ozil. Trajneri i Arsenal ka komentuar situatën në konferencën për mediat në vigjilje të ndeshjes së kthimit ndaj në të 16-at e Europa League.

“Çelësi është në zemrën e tij, këtë javë ka punuar mirë dhe i kërkova në stërvitje të jetë konkret dhe të bëjë mirë. Futbollistët e mi duhet të jenë në 100% fizikisht dhe psikologjikisht. Atëherë kur edhe ai të ketë arritur atë gjëndje, do të përfshihet në ndeshjet tona zyrtare”, deklaroi trajneri Emery, transmeton Telesport.

Natyrisht objektivi i skuadrës londineze është që të përmbysë disavantazhin surprizues 0-1 të ndeshjes së parë. “Ky është një kompeticion i madh me Chelsea, Napoli, Valencia dhe shumë të tjerë. Dëshirojmë të shkojmë sa më larg të jetë e mundur e mbase të fitojmë trofeun për të siguruar pjesëmarrjen në Champions vitin e ardhshëm”, deklaroi trajneri i Arsenal, Unai Emery.

RAPORTO