Elita e basketbollit kosovar vjen sot me dy sfida joshëse

23.12.2023

Elita e basketbollit kosovar vjen sot me dy ndeshjet e para të xhiros së 14-të. Takimi i parë i kësaj jave është derbi ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Të dy skuadrat luajnë për fitore dhe pritet një sfidë interesante. Therandasit kanë tetë fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit 11 fitore e dy humbje, duke […]

Elita e basketbollit kosovar vjen sot me dy sfida joshëse Foto: Ilustrim

Elita e basketbollit kosovar vjen sot me dy ndeshjet e para të xhiros së 14-të.

Takimi i parë i kësaj jave është derbi ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Të dy skuadrat luajnë për fitore dhe pritet një sfidë interesante. Therandasit kanë tetë fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit 11 fitore e dy humbje, duke e bërë përballjen kryesore të kësaj xhiro.

Ndërkohë, sot do të ndeshen dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Peja. Prizrenasit kanë katër fitore e nëntë humbje, derisa pejanët nëntë fitore e katër humbje, andaj luajnë për fitore në këtë takim mjaft interesant.

Kjo xhiro do të vazhdojë nesër me dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të.

Në Prizren do të takohen Istogu dhe Proton Cable Prizreni. Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 12 humbje, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore e nëntë humbje. Të dy skuadrat synojnë fitoren për synimet që kanë për këtë edicion.

Kjo fundjave mbyllet me sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit. Bardhekaltrit numërojnë tetë fitore e pesë humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një sfidë interesante në kryeqytet.

Superliga / Java e 14-të

Të shtunën takohen:

17:00, Ylli-Trepça

19:00, Bashkimi-Peja

Të dielën takohen:

17:00, Istogu-Proton Cable Prizren

19:00, Sigal Prishtina-Vëllaznimi