Ekskluzive: Ky është ylli i Kombëtares që po rikthehet pas një kohe të gjatë te Kosova

01.10.2019

Ka afro një vit që mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj nuk është ftuar nga trajneri Bernard Challandes. Për herë të fundit, ish futbollisti i Schalkes ka qenë i grumbulluar në nëntorin e vitit të kaluar për ndeshjet e Uefa Nations League. Megjithatë, burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Avdijaj do të jetë […]

Ekskluzive: Ky është ylli i Kombëtares që po rikthehet pas një kohe të gjatë te Kosova Foto: Ilustrim

Ka afro një vit që mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj nuk është ftuar nga trajneri Bernard Challandes.

Për herë të fundit, ish futbollisti i Schalkes ka qenë i grumbulluar në nëntorin e vitit të kaluar për ndeshjet e Uefa Nations League.

Megjithatë, burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Avdijaj do të jetë në listën e Kosovës për dy ndeshjet e ardhshme kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi.

Forma e mirë që Avdijaj po tregon në Turqi me Trabzonsporin e ka shtyrë trajnerin Challandes që ta afrojë shërish 23 vjeçarin.

Në 5 ndeshje mesfushori në Superligën e Turqisë, mesfushori kosovar ka regjistruar 1 gol dhe 1 asistim. /Indeksonline/