Ekskluzive: KB Ylli në sezonin e ardhshëm në Champions League ose FIBA Europe Cup

03.04.2019

Skuadra e Suharekës, Golden Eagle YLLI me fitoret dhe spektaklin që po bën në këtë sezon në SuperLigën e Kosovës në Basketboll, Ylli në sezonin e ardhshëm do të merrë pjesë edhe në Champions League ose FIBA Europe Cup. Sukseset për skuadrën e Suharekës nuk po ndalen, kryetari i KB Ylli, z. Naim Berisha konfirmoi […]

Ekskluzive: KB Ylli në sezonin e ardhshëm në Champions League ose FIBA Europe Cup Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Skuadra e Suharekës, Golden Eagle YLLI me fitoret dhe spektaklin që po bën në këtë sezon në SuperLigën e Kosovës në Basketboll, Ylli në sezonin e ardhshëm do të merrë pjesë edhe në Champions League ose FIBA Europe Cup.

Sukseset për skuadrën e Suharekës nuk po ndalen, kryetari i KB Ylli, z. Naim Berisha konfirmoi se KB Ylli do të merrë pjesë në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve ose në FIBA Europe Cup.

Në të dyja këto liga, skuadrat kualifikohen duke u bazuar në ligat e tyre kombëtare dhe garat e kupës, por ky nuk është i vetmi faktor vendimtar, pasi ndonjëherë klubet që nuk kanë mbaruar në vendin më të lartë kualifikohen.

Kujtojmë se Klubi i Suharekës, KB Golden Eagle Ylli, pas 25 xhirove, ndodhet në pozitën e dytë me 18 fitore, dhe 7 humbje.