Ekskluzive: Juventusi me dy mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Ajaxit

15.04.2019

Skuadra e Juventusit ka publikuar listën zyrtare me futbollistët e ftuar për ndeshjen çerekfinale ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë e zhvilluar në Holandë kishte përfunduar me rezultatin 1-1 dhe Juventusin i pret një punë e madhe për të kaluar në gjysmëfinale të kësaj gare. Trajneri i skuadrës, Massimiliano Allegri, nuk do […]

Ekskluzive: Juventusi me dy mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Ajaxit Foto: Ilustrim

Skuadra e Juventusit ka publikuar listën zyrtare me futbollistët e ftuar për ndeshjen çerekfinale ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Holandë kishte përfunduar me rezultatin 1-1 dhe Juventusin i pret një punë e madhe për të kaluar në gjysmëfinale të kësaj gare.

Trajneri i skuadrës, Massimiliano Allegri, nuk do të mund të llogarit në Giorgio Chiellinin dhe Mario Mandzukicin, të cilët do të mungojnë në këtë ndeshje.

Kurse, lajm i mirë për “Zonjën e Vjetër” është rikthimi në i Emre Can, Douglas Costas dhe Sami Khediras.

Ndeshja e dytë çerekfinale mes Juventusit dhe Ajaxit zhvillohet nesër(e martë) me fillim prej orës 21:00 dhe më poshtë mund ta shihni listën me futbollistët e ftuar nga Allegri për këtë ndeshje.