Egzon Shala do të garojë nesër në Lojërat Olimpike Tokio 2020
Mundësi nga Suhareka i cili po e përfaqëson Kosovën, Egzon Shala do të garojë nesër (e enjte) në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Mundësi ynë, me normë olimpike, do të përballet me algjerianin, Djahid Berrahal, në raundin e parë të kategorisë -125 kilogramë. Gara e tij fillon në ora 4:42 me kohën tonë lokale në Kosovë. […]
Mundësi nga Suhareka i cili po e përfaqëson Kosovën, Egzon Shala do të garojë nesër (e enjte) në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Mundësi ynë, me normë olimpike, do të përballet me algjerianin, Djahid Berrahal, në raundin e parë të kategorisë -125 kilogramë. Gara e tij fillon në ora 4:42 me kohën tonë lokale në Kosovë.
Egzoni, fitues i normës olimpike, është garuesi i fundit që ka arritur në Tokio nga ekipi ynë olimpik, derisa gara e tij është më 5 gusht.
Shala kishte dalë i shtati në Kampionatin Botëror të mundjes, të mbajtur në Astana të Kazakistanit, në muajin shtator të vitit 2019, ndërsa gjashtë të parët ishin kualifikuar në Tokio 2020. Njëri nga kjo gjashtëshe, sipas Federatës Botërore të Mundjes, ka shkelur rregullat e antidopingut.