Edvin Kuc: Nuk kam takuar si ky njëri më parë, dua ta falënderoj publikisht

Pandemia e madhe botërore “COVID-19” e ka prekur të gjithë botën.

Si rezultat i kësaj gjendje të jashtëzakonshme, shumë klube evropiane i kanë zbritur rrogat e futbollistëve të tyre, e disa të tjera nuk po i paguajnë fare.

Por, skuadra kosovare Ballkani, i ka kryer sot të gjitha obligimet e muajit mars për të gjithë futbollistët.

Kështu ka lënë të nënkuptohet postimi i fundit i trajnerit, Ismet Munishi.

Lajmin e ka konfirmuar për GazetaBlic edhe futbollisti i kësaj skuadra Edvin Kuc.

Kuc tha se është i mahnitur nga Presidenti i FC Ballkanit dhe se nuk ka parë asnjëherë tjetër një njeri kaq bujar.

“Sinqerisht, unë as nuk dyshoja për presidentin tonë, deri më tani nuk kam takuar një njeri kaq bujar në karrierën time, edhe pse kam luajtur jashtë vendit për një kohë të gjatë. Ai bën çmos për t’i mbajtur të lumtur lojtarët. Është fat që ka shumë më shumë nga këta njerëz në futboll, të cilët respektojnë dhe kujdesen për lojtarët e tyre kur është mirë dhe kur është keq. Dua ta falënderoj publikisht për gjithçka që ka bërë për mua dhe shokët e mi të skuadrës” deklaroi Kuc.

RAPORTO