Edon Zhegrova në qendër të vëmendjes: A do të largohet nga Lille në janar?

para 4 dite

Edon Zhegrova, ylli i futbollit shqiptar, është në fokusin e mediave europiane. Pas një fillim mbresëlënës të sezonit me Lille, talenti kosovar po lidhët me disa nga klubet më të mëdha të kontinentit.

Edon Zhegrova në qendër të vëmendjes: A do të largohet nga Lille në janar?

Aftësitë e tij të jashtëzakonshme në dribling, finalizimet dhe krijimi i rasteve të golit kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha. Napoli, me kërkesë të trajnerit Antonio Conte, është shumë e interesuar në shërbimet e 25-vjeçarit. Por, edhe Arsenal është në garë për nënshkrimin e tij, me gazetarët e “The Athletic” që e kanë sugjeruar si një përforcim ideal për sulmin e “Topçinjve”.

Përveç Napoli dhe Arsenalit, edhe Milan, Roma dhe disa klube gjermane janë të interesuara për Zhegrovën. Megjithatë, ëndrra e futbollistit është të luajë në Spanjë, më konkretisht në Barcelona.

Vlera e kartonit të Zhegrovës është vlerësuar në 25 milionë euro, ndërsa ai ka kontratë me Lille deri në vitin 2026. Këto detaje nuk po i frikësojnë klubet e mëdha, të gatshme të investojnë në talentin e tij.

Këtë sezon, Zhegrova ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 2 asistime në të gjitha kompeticionet. Performancat e tij të shkëlqyera në Ligën e Kampionëve e kanë vendosur në hartën e futbollit europian.

Të gjitha shenjat tregojnë se largimi i Zhegrovës nga Lille është i mundshëm, qoftë në këtë afat kalimtar ose në verë. Futbollisti shqiptar është gati për një hap të madh në karrierë dhe duket se do të zgjedhë një klub që i ofron mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe për të fituar trofe.

Etiketat

Ofertat e fundit