Edhe zyrtartisht “Xhebrailat” kërkojnë zyre nga kryetari Muharremaj

Tifo klubi vendas “Xhebrailat” edhe sot zyrtartisht i është drejtuar kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe vartësit të tij që udhëheq me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Beqir Berisha, për gjetjen e një zyre(lokali) që do ti përshtatej nevojave të klubit.

Kërkesa që mban numër protokolli dhe nënshkrimin e përfaqësuesit Korab Elshani ka edhe arsyetimin ku ceket që klubi i tifozëve “Xhebrailat” i themeluar që nga viti 1992 vazhdimisht ka përkrahuar klubet vendore dhe se i duhet një lokal për takime dhe vendosjen e paisjeve.

E ky klub që sot numëron afro 500 anëtar aktiv dhe 30 të tillë në kryesi të ngushtë kërkon që krahas nevojës ti ndahet një lokal rreth 100 metrave katror.

LEXO EDHE:  Nesër ndeshja Dukagjini - Ballkani, këta janë gjyqtarët