Edhe tri skuadra shkojnë në të tetën e finales së Kupës së Kosovës

07.12.2023

Sot janë zhvilluar edhe tri ndeshje të së 16-ës së finales së Kupës së Kosovës. Vjosa, Prishtina e Re dhe Suhareka e siguruan kalimin në mesin e 16 më të mirëve të kësaj gare. Vjosa e mposhti në udhëtim Ulpianën me rezultat 2:1, kurse Prishtina e Re e “shkatërroi” Beharin, të cilin e mundi me […]

Edhe tri skuadra shkojnë në të tetën e finales së Kupës së Kosovës Foto: Ilustrim

Sot janë zhvilluar edhe tri ndeshje të së 16-ës së finales së Kupës së Kosovës.

Vjosa, Prishtina e Re dhe Suhareka e siguruan kalimin në mesin e 16 më të mirëve të kësaj gare.

Vjosa e mposhti në udhëtim Ulpianën me rezultat 2:1, kurse Prishtina e Re e “shkatërroi” Beharin, të cilin e mundi me rezultat 7:1.

E Suhareka ishte skuadra e tretë që e preu biletën për fazën tjetër duke fituar 2:0 ndaj Trepçës.

Kështu, tri skuadrat e Ligës së Parë iu bashkuan edhe 12 skuadrave tjera që kanë ecur tutje në të tetën e finales së Kupës, duke e çuar në 15 totalin.

Ekipi i fundit që do ta kompletojë nesër të tetën e finales do të jetë fituesi i duelit mes Dinamos dhe Vushtrrisë.

Deri tash, në të tetën e finales kanë kaluar: Ballkani, Drita, Prishtina, Llapi, Gjilani, Dukagjini, Feronikeli ’74, Malisheva, 2 Korriku, Vëllaznimi, Trepça ’89, Rilindja, Vjosa, Prishtina e Re dhe Suhareka.