Edhe Tmusic largohet nga Ylli, transferohet te Trepça

25.06.2022

Tmusic përmes një postimi ka bërë të ditur se po largohet nga kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës, ai ka falënderuar drejtuesit e klubit suharekas si dhe tifozët “Xhebrailat” për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kohës sa ishte pjesë e klubit. Mikaile Tmusic dhuroi spektakël në basketbollin kosovar, ku ndihmoi edhe klubin e Yllit […]

Edhe Tmusic largohet nga Ylli, transferohet te Trepça Foto: Ilustrim

Tmusic përmes një postimi ka bërë të ditur se po largohet nga kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës, ai ka falënderuar drejtuesit e klubit suharekas si dhe tifozët “Xhebrailat” për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kohës sa ishte pjesë e klubit.

Mikaile Tmusic dhuroi spektakël në basketbollin kosovar, ku ndihmoi edhe klubin e Yllit që të fitojë titullin, ku u zgjodh edhe MVP i serisë finale të Playoff-it.

Ndërkaq, pas largimit nga klubi suharekas, Tmusic është transferuar te klubi basketbollistik nga Mitrovica, Trepça.

Mikaile Tmusic zbarkon në minatori, duke përforcuar skuadrën mitrovicase, dhe duke qenë nga tani pretendenti numër një për titullin e kampionit.

Ka qenë vet klubi mitrovicas që e kanë bërë të ditur një gjë të tillë.

“Snajperisti me numrin 7-të zbarkon në “Minatori”. Super Mikale Tmusic i bashkohet klubit tonë!”, thuhet në njoftimin e KB Trepçës.