Edhe një transferim tek Ballkani, portieri francez nuk është i vetmi

Skuadra futbollistike nga Suhareka, Ballkani po punon në ‘heshtje’ në afatin kalimtar të janarit.

Diar Miftaraj është prezantimi i vetëm deri më tani te ‘portokallinjtë’, mirëpo në skuadrën e Bledi Shkëmbit është afruar edhe mbrojtësi Arbër Shala dhe portieri Damir Ljuljanovic.

Ljuljanovic 28 vjeçari i cili ka firmosur me Ballkanin deri në vjeshtë ka qenë portier i Niksiçit në Mal të Zi ndërsa së fundmi kishte mbrojtur për skuadrën e shqiptarëve të Deçiçit.

Transferimi i tij është konfirmuar edhe nga faqja e njohur për vlerat e futbollistëve në treg “transfermarkt”.

Përveç Ljuljanovic, Ballkani ka transferuar edhe ‘gardianin’ tjetër Jeremy Malherbe i cili i është bashkuar skuadrës në stërvitje

RAPORTO