Edhe Juventusi në garë për Ousmane Dembele

Për Ousmane Dembele, sulmuesin francez të Barcelonës interesohet edhe Juventusi.

Lajmi publikohet nga gazeta katalanase MundoDeportivo, që shkruan se Dembele pëlqehet shumë nga drejtuesit e Juventusit.

Me shumë gjasa francezi do të largohet nga Barça në verë me blaugranat që janë të gatshëm ta shesin edhe për një shifër inferiore nga 125 milionë euro që shpenzuan për ta marrë Dembele-në nga Dortmundi në 2017-ën.

Ndërkohë që për lojtarin interesohen edhe disa klube angleze.

RAPORTO