Lionel Messi zyrtarisht është larguar nga Barcelona, pasi vazhdimi i kontratës me gjigantin katalunas ishte i pamundur.

E gjitha kjo ka të bëjë me financat dhe Barcelona nuk ka mundur ta depozitoj kontratën e re të Messit në La Liga.

Edhe pse palët kishin arritur një marrëveshje paraprakisht, zyrtarizimi i kësaj marrëveshje ishte i pamundur.

Ndërsa tani shumë klube të mëdha evropian kanë shprehur interesimin për blerjen e argjentinasit.

Njëashtu edhe gjiganti anglez, Chelsea po synon ta sjell Messin në “Stamford Bridge”.

Thuhet se favorit për transferimin e sulmuesit është Paris Saint-Germain, ndërsa në garë prej kohësh është edhe Man City.

Sipas raportimeve të mediave angleze, së fundmi në garë për Lionel Messin është futur edhe Chelsea.

Raportohet se presidenti i ‘The Blues’, Roman Abramovich ka kërkuar një takim me përfaqësuesit e argjentinasit që të diskutojnë lidhur me një marrëveshje të mundshme.