Eden Hazard e bëri të ditur të ardhmen e tij pasi Chelsea priste për të zbuluar vendimin e tij

Ylli i Belgjikës, Eden Hazard vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me skuadrën spanjolle, Real Madridin, po ashtu ai pranoi se ka menduar që ku do të jetë në 2019-20.

Eden Hazard ka marrë një vendim për të ardhmen e Chelsea, por nuk ka zbuluar nëse do të jetë në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm apo do të shkojë diku tjetër.

Ylli i Chelseas, Hazard është në 18 muajt e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge.

Chelsea kishte shpresuar të nënshkruaj kontratë të re me një lojtar i cili është pothuajse më i rëndësishmi deri tani në skuadrën angleze.

Mund të ndodhë që një ndërprerje e kontratës të bëhet në dritaren e transferimit të verës të vitit 2019, ku Hazard zbulon se është bërë një telefonatë për të ardhmen e tij.

Ai i tha se: “Unë e di se çfarë do të bëj. Kam marrë një vendim”.

Hazard nuk ka pranuar në publik se çfarë do të jetë veprimi i tij i ardhshëm.

RAPORTO