Sulmuesi shqiptar i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri, është krejtësisht i pafat. Ai nuk do të jetë i gatshëm për Liverpoolin në ndeshjen që “Redsat” do të luajnë ndaj MK Dons për Carabao Cup.

Përfaqësuesi i Zvicrës ishte projektuar si titullar duke qenë së në kompeticionet e rëndësishme nuk gjente minuta, por është dëmtuar në seancën e djeshme stërvitore.

Asistenti i Kloppit, Pepijn Lijnder, ka konfirmuar dëmtimin. “Ditën e djeshme Shaqiri, në fund të stërvitjes, ndjeu një therje në këmbë dhe nuk mund të luaj. Ai duhet të pushojë për disa ditë, e sigurt që nuk do të luajë nesër. Mane është më mirë, nuk do të luajë për të mos e rrezikuar, por të enjten do t’i bashkohet grupit”, – tha ai./Telesport.al/