E pabesueshme Komuna kërkon 20% nga biletat, 40% nga reklamat e KB Rahovecit

Komuna e Rahovecit ka realizuar një rregullore e cila pritet të futet në votim gjatë ditës së sotme në Kuvendin Komunal që ka të bëjë me përfitimet e KB Rahovecit dhe mirëmbajtjes së palestrës.

Sipas rregullores e cila pritet të prezantohet para asambleistëve 20% nga biletat e ndeshjeve Komuna i kerkon nga klubi ashtu si 40% të fitimeve nga sponsorët.

Kjo pritet të jetë një goditje për klubin vetëm pak ditë pas kualifikimit në finale të playoffit për titull të Superligës, raporton Rahoveci24.


© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.