E gjithë ekspedita e Kombëtares së Kosovës del negativ në testet për Covid-19

02.09.2020

Të gjithë lojtarët dhe i tërë stafi i Kombëtares së Kosovës kanë rezultuar negativë në testimin për koronavirus, para nisjes për në Itali, për takimin hapës kundër Moldavisë në Ligën e Kombeve. Ekipi kombëtar i Kosovës do të udhëtojë sot drejt Italisë, para takimit të nesërm (enjte) në Parma kundër Moldavisë në Ligën C të […]

E gjithë ekspedita e Kombëtares së Kosovës del negativ në testet për Covid-19 Foto: Kombëtarja e Kosovës

Të gjithë lojtarët dhe i tërë stafi i Kombëtares së Kosovës kanë rezultuar negativë në testimin për koronavirus, para nisjes për në Itali, për takimin hapës kundër Moldavisë në Ligën e Kombeve.

Ekipi kombëtar i Kosovës do të udhëtojë sot drejt Italisë, para takimit të nesërm (enjte) në Parma kundër Moldavisë në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se ekipi dhe stafi i saj i kanë kryer testet për Covid-19 sot në laboratorin e licencuar nga UEFA dhe të gjitha rezultatet i janë kthyer negative.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe mediat se gjatë ditës së djeshme futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ në Covid-19. Kësisoj, ekspedita e Dardanëve sot do të udhëtojë e kompletuar për në Parma të Italisë” thuhet në njoftimin e FFK-së.