[E FUNDIT] Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fund të edicionit

15.05.2021

Goal.com ka raportuar se tashmë Zinedine Zidane u ka thënë lojtarëve të tij se ai do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit. I njëjti medium ka konfirmuar tashmë se tekniku francez e ka kumtuar lajmin në drejtim të futbollistëve. Kanë mbetur edhe dy javë deri në përfudnim të sezonit të kampionatit spanjoll, […]

[E FUNDIT] Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fund të edicionit Foto: Ilustrim

Goal.com ka raportuar se tashmë Zinedine Zidane u ka thënë lojtarëve të tij se ai do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

I njëjti medium ka konfirmuar tashmë se tekniku francez e ka kumtuar lajmin në drejtim të futbollistëve.

Kanë mbetur edhe dy javë deri në përfudnim të sezonit të kampionatit spanjoll, ndërsa zërat për një largim të tillë shihet si panikë dhe frikë në Real Madrid.

Poashtu, së fundi edhe vetë trajneri francez ka pranuar se do ta mbyllë me Los Blancos.

Kujtojmë se Real Madrid u eliminua nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale nga klubi anglez, Chelsea në krye me trajnerin Thomas Tuchel.