E kryer [E FUNDIT] Ibrahimovic arrin marrëveshje me AC Milan

Spekulimet e shumta për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic tashmë kanë marrur fund, ai i ka thënë “PO” klubit italian, AC Milan.

Sulmuesi i cili deri tani ishte pjesë e klubit LA GALAXY, para pak minutash ka vendosur që të rikthehet në Serie A, aty ku kishte suksese mjaft të mëdha si me AC Milanin ashtu edhe me Interin.

Nënshkrimi tani planifikohet të mbyllet sonte ose nesër në mëngjes, por gjithçka tjetër është finalizuar.

Sulmuesi suedez pritet të nënshkruajë kontratë gjashtë-mujore me Milanin deri në qershorin e vitit 2020 me opsionin e rinovimit në bazë të disa kushteve të caktuara.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.