E bujshme: FC Ballkani rivalizon Tiranën për Arlind Ajetin
Drejtuesit e skuadrës që drejtohet nga Ilir Daja i kanë ofruar një shumë të konsiderueshme që ai të zgjedhë skuadrën kosovare. Gjithsesi, mbrojtësi vazhdon të jetë i dyzuar për të ardhmen. Arlind Ajetit i janë ofruar 20 mijë euro në muaj nga Tirana. Edhe Vllaznia e do, por ende nuk i ka bërë ofertë. Lojtari […]
Drejtuesit e skuadrës që drejtohet nga Ilir Daja i kanë ofruar një shumë të konsiderueshme që ai të zgjedhë skuadrën kosovare.
Gjithsesi, mbrojtësi vazhdon të jetë i dyzuar për të ardhmen.
Arlind Ajetit i janë ofruar 20 mijë euro në muaj nga Tirana. Edhe Vllaznia e do, por ende nuk i ka bërë ofertë.
Lojtari po pret një ekip në Serinë B, por në lojë është edhe Granada në Spanjë, ku luan Uzuni. Mes palëve ka bisedime, ndërsa mbrojtësi do Europën.
E reja është që lojtari është larguar përfundimisht nga Padova.
Zvonko Çekliç që erdhi pak ditë më parë zor se ai do të jetë pjesë e Tiranës se nuk i ka mbushur mendjen stafit teknik./Panoramasport