E ardhmja e Coutinhos, gjiganti i Premier League nis bisedimet me Barçën

Philippe Coutinho është në udhëkryq të plotë sa i përket të ardhmes së tij.

Braziliani do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, për t’u rikthyer te Barcelona, klub që zotëron kartonin e tij.

Gjithsesi, rikthimi në Katalonjë nuk do të zgjasë shumë, pasi sipas gjasave fantazisti do të firmosë për një ekip tjetër.

Sipas asaj që raporton “Sport”, Chelsea ka nisur bisedimet me Barçën për të blerë përfundimisht kartonin e brazilianit.

Nëse marrëveshja arrihet, Coutinho nuk pritet të jetë kundër një rikthimi të mundshëm në Premier League, ku edhe spikati me fanellën e Liverpool.

RAPORTO