Dy skuadrat e mëdha duan Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova pritet të jetë një emër i nxehtë në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi i Kosovës do të largohet pas një viti e gjysmë nga Baseli, ku ishte i huazuar nga Genk.

Skuadra zvicerane kishte mundësi ta blejë prishtinasin për 3,5 milionë euro, por pas krizës që ka kapluar klubin nga coronavirusi kjo blerje nuk ndodhi.

Zhegrova do të rikthehet te Genk, por nuk pritet të qëndrojë gjatë tek klubi belg.

Shumë skuadra janë vënë pas sulmuesit të talentuar kosovar, ndër to edhe Chelsea dhe Wolverhampton, pasi një gjë të tillë e kishte konfirmuar vet Zhegrova për Telegrafin.

Së fundmi në skenë kanë dalë emrat e dy skuadrave të mëdha franceze, Olympique Marseille dhe Lille.

Dy ekipet e mëdha franceze janë interesuar për Zhegrovën dhe janë në garë me njëra tjetrën për transferimin e tij.

Genk është gati ta shes yllin e tyre dhe për ta bërë një gjë të tillë po kërkon rreth katër milionë euro.

Ka qenë edhe vet menaxheri i Zhegrovës, Marc Van Osselaer që ka thënë se do t’i pëlqente klientit të tij të luante në Ligue 1.

“Edoni është një lojtar që shumë skuadra e duan. Ka klube angleze, italiane dhe franceze që janë vënë pas tij”, deklaroi Van Osselaer për Foot Mercato.

“Për të luajtur në Francë do të ishte një mundësi e shkëlqyeshme për Zhegrovën, sepse ai e vlerëson shumë këtë kampionat”.

“Nëse vjen një skuadër e mirë me një projekt të mirë, atëherë Edoni është gati të nënshkruajë në Francë”, deklaroi agjenti i lojtarit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.