Dy kushtet e Mbappes për ta vazhduar kontratën me PSG-në

19.05.2021

E ardhmja e Kylian Mbappes ende mbetet e pa vendosur. Ylli francez ia ka vënë dy kushte klubit aktual, Paris Saint-Germain për të vazhduar kontratën. Indikacionet janë se Mbappe nuk do të vendos për vazhdimin apo jo të kontratës me PSG-në para se të përfundojë Kampionati Evropian 2020, kampionat ky i cili do të mbahet […]

Dy kushtet e Mbappes për ta vazhduar kontratën me PSG-në Foto: Ilustrim

E ardhmja e Kylian Mbappes ende mbetet e pa vendosur.

Ylli francez ia ka vënë dy kushte klubit aktual, Paris Saint-Germain për të vazhduar kontratën.

Indikacionet janë se Mbappe nuk do të vendos për vazhdimin apo jo të kontratës me PSG-në para se të përfundojë Kampionati Evropian 2020, kampionat ky i cili do të mbahet këtë verë.

Si duket klubi francez, Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar të verës e ka për synim blindimin e yjeve të klubit, ku Neymari ditë më parë veçse e vazhdoi kontratën deri në vitin 2025.

Kushti i parë i Mbappes për PSG-në është vazhdimi i kontratës deri më 2023 dhe jo deri më 2025 siç ka ofruar klubi.

Nëse Mbappe nënshkruan me PSG-në deri më 2023, atëherë ai do të ishte në gjendje të largohej nga Parisi verën e vitit 2022.

Ndërsa kushti i dytë i sulmuesit francez është për garancitë sportive, ku Mbappe dëshiron që klubi të sigurojë një ekip stabil dhe të fortë e që është në gjendje të luftojë për titullin e Ligës së Kampionëve.