Dukagjini shkon direkt në finale të Kupës së Kosovës

08.04.2021

Dukagjini është finalisti i parë i Kupës së Kosovës. Kjo pasi ndeshja e dytë nuk do të zhvillohet fare. Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes së gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës, KF Istogu – KF Dukagjini, konstatoi se KF Dukagjini ka ushtruar ankesë në pa rregullsinë e paraqitjes së lojtarit […]

Dukagjini shkon direkt në finale të Kupës së Kosovës Foto: Ilustrim

Dukagjini është finalisti i parë i Kupës së Kosovës.

Kjo pasi ndeshja e dytë nuk do të zhvillohet fare.

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes së gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës, KF Istogu – KF Dukagjini, konstatoi se KF Dukagjini ka ushtruar ankesë në pa rregullsinë e paraqitjes së lojtarit Erion Ceta i cili ështe aktivizuar me dy kartonë të verdhë për KF Istogu.

Në bazë të këtij vendimi ndeshja e dytë kthyese mes këtyre dy ekipeve nuk do të zhvillohet fare.