Dukagjini para ndeshjes së vështirë me Ballkanin: Shtëpia jonë është gati për nesër

22.10.2022

Në këtë fundjavë vazhdon Superliga e Kosovës në futboll me xhiron e 13-të, ku do të zhvillohen ndeshje tejet interesante. Në kuadër të kësaj xhiros nesër me fillim prej orës 13:00, KF Dukagjini e pret klubin nga Suhareka, Ballkanin. Kjo ndeshje pritet të jetë e vështirë për Dukagjinin ndaj suharekasve, kampionit aktual të Kosovës. Klubi […]

Dukagjini para ndeshjes së vështirë me Ballkanin: Shtëpia jonë është gati për nesër Foto: Ilustrim

Në këtë fundjavë vazhdon Superliga e Kosovës në futboll me xhiron e 13-të, ku do të zhvillohen ndeshje tejet interesante.

Në kuadër të kësaj xhiros nesër me fillim prej orës 13:00, KF Dukagjini e pret klubin nga Suhareka, Ballkanin.

Kjo ndeshje pritet të jetë e vështirë për Dukagjinin ndaj suharekasve, kampionit aktual të Kosovës.

Klubi i Dukagjinit ka publikuar pamje të gjendjen momentale të stadiumit “18 Qershori”, duke i ftuar tifozët të jenë të pranishëm në ndeshjen e nesërme.

“Shtëpija jonë është gati për nesër! Ditë e diel, me diell’, të gjithë bashkë drejt stadiumit në përkrahje të klubit tonë, në duelin ndaj kampionit, Ballkanit. Kjo dashuri e madhe Dukagjini”, thuhet në postimin e klubit nga Klina.