Dukagjini – Ballkani, nesër ndeshje interesante në Superligë

08.04.2022

Në program janë paraparë që të zhvillohen disa duele mjaft interesante. Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen dy ndeshjet e para të xhiros së 28-të, kurse kjo xhiro vazhdon të dielën edhe me tri takime. Nesër do të luhet ndeshja Dukagjini – Ballkani dhe Gjilani – Drenica. Ndeshja mes Dukagjinit dhe Ballkani zhvillohet nesër […]

Në program janë paraparë që të zhvillohen disa duele mjaft interesante.

Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen dy ndeshjet e para të xhiros së 28-të, kurse kjo xhiro vazhdon të dielën edhe me tri takime.

Nesër do të luhet ndeshja Dukagjini – Ballkani dhe Gjilani – Drenica.

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Ballkani zhvillohet nesër me fillim prej orës 14:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Për këto ndeshje tashmë janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave në elitën e futbollit kosovar.

Dardan Çaka do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen e së shtunës ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit.

Asistentët e tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Meriton Berisha. Në VAR është caktuar Bardh Ajeti dhe Fatmir Sekiraqa.