Duel i zjarrtë në Klinë, Dukagjini – Ballkani

09.04.2022

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani do të jetë mysafir i Dukagjinit, takim ky që luhet sot me fillim nga ora 14:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Suharekasit janë lider i Superligës së Kosovës në futboll me 57 pikë, ndërsa Dukagjini gjendet në pozitën e tetë me 30 pikë. Po ashtu, ndeshje interesante vlerësohet të […]

Duel i zjarrtë në Klinë, Dukagjini – Ballkani Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani do të jetë mysafir i Dukagjinit, takim ky që luhet sot me fillim nga ora 14:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Suharekasit janë lider i Superligës së Kosovës në futboll me 57 pikë, ndërsa Dukagjini gjendet në pozitën e tetë me 30 pikë.

Po ashtu, ndeshje interesante vlerësohet të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe Drenicës, takim ky që fillon nga ora 14:00, në stadiumin e qytetit.

SC Gjilani momentalisht gjendet në pozitën e dytë me 49 pikë, kurse Drenica në pozitën e gjashtë me 35 pikë.