Drita tregon nëse do të pranonte vendimin për shpalljen e Ballkanit kampion

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, ka deklaruar se klubi i tij do të pranonë vendimin eventual për shpalljen e Ballkanit kampion.

Ai deklaroi për Klanin që nëse vendoset që Ballkani të shpallet kampion, atëherë gjilanasit do ta pranojnë vendimin.

“Shpresojmë që ky edicion të përfundojë, por ne do ta respektojmë çfardo vendimi që do të merret”, deklaroi Zymberi.

“Madje edhe nëse Ballkani shpallet kampion, ne do ta pranojmë këtë vendim”.

“Pakoja e FFK-së? Ende nuk e dijmë se a do të ndihmohen klubet apo futbollistët me pako”, shtoi ai.

RAPORTO