Kjo fitore i riktheu “Intelektualët” në rrugën e fitoreve, pas barazimit spektakolar 3-3 kundër Prishtinës në xhiron e kaluar.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga vendasit, të cilët dominuan lojën që në minutat e para. Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 23-të, kur fituan një penallti. Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e epërsisë për Dritën.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte më e qetë, me pak raste të rrezikshme nga të dyja skuadrat. Megjithatë, Drita arriti të shënojë golin e qetësisë në minutën e 63-të, kur Rron Broja realizoi një supergol nga distanca, pas një asistimi të bukur nga Iljasa Zulfiu.