Drita apo Ballkani, cili do të jetë klubi i tretë që do të dal në Evropë?

15.05.2021

Në këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së parafundit (35) të Superligës së Kosovës në futboll. Kur gjendemi gati në përfundim të këtij kompeticioni vendi i parë në renditjen tabelare është 5 pikë larg vendit të dytë ndërsa vendi i dytë dhe i tretë kanë 2 pikë dallim (70 – 68). Tashmë Prishtina dhe Llapi […]

Drita apo Ballkani, cili do të jetë klubi i tretë që do të dal në Evropë? Foto: Ilustrim

Në këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së parafundit (35) të Superligës së Kosovës në futboll.

Kur gjendemi gati në përfundim të këtij kompeticioni vendi i parë në renditjen tabelare është 5 pikë larg vendit të dytë ndërsa vendi i dytë dhe i tretë kanë 2 pikë dallim (70 – 68).

Tashmë Prishtina dhe Llapi janë dy klubet të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.

Pjesëmarrjen në garat evropiane e ka siguruar Prishtina pasi që ka shtatë pikë më shumë se Ballkani, që janë në vendin e tretë dhe se nuk mund ta arrijnë.

Ndërsa për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, atyre u duhet vetëm edhe një pikë në dy ndeshjet e fundit të Superligës së Kosovës.

Në anën tjetër Llapi si fitues i Kupës së Kosovës, do të luajë në Konference League, shkruan Gazeta Olle.

Tashmë ka mbetur edhe një vend për të garuar në Evropë, që do të diskutohet mes Dritës dhe Ballkanit.
Drita dy ndeshjet e fundit i zhvillon ndaj Drenicës si mysafir, ndërsa në fund e pret në shtëpi Arbërinë.

Në anën tjetër Ballkani pret Trepçën ’89, ndërsa në fund i shkon Prishtinës.

Tani mbetet të shihet se kush do të marr më shumë pikë që të sigurojë kalimin në Evropë.

Kujtojmë se ndeshjen e nesërme në mes të Ballkanit dhe Trepçës ’89 do ta drejtojë treshja Dardan Çaka, Fatlum Berisha dhe Elvis Bicaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Genc Nuza.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Idriz Kelmendi dhe delegat Skender Jashari.

Kjo ndeshje zhvillohet të dielën me fillim prej orës 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.