Suharekë: Zhvillohet finalja në futboll të vogël, Dori Farm e mund ekipin Swiss Storen MP

Në Palestrën “13 Qershori”, është zhvilluar finalja në futboll të vogël, për nder të 13 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Suharekës.

Më këtë turnir u dëshmua edhe njëherë se Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë ka aftësi të mirëfillta organizative për të marrë me seriozitet përgjegjësitë qe ju takojnë ndaj të rinjve Suharekas.

Në këtë turnir i cili u mbajt për nder të Ditës së Çlirimit të Suharekës (13 Qershor), pjesëmarrja e ekipeve konkurruese ishte e kënaqshme dhe shumë kualitative, qe kryesisht rezultojë edhe në lojë shumë cilësore dhe e pranueshme për publikun Suharekas

Finalja u zhvillua në mes të: DORI FARM dhe SWISS STOREN MP, ku rezultat më të mirë dhe kualitativ tregoi ekipi DORI FARM

Fitues i finales është ekipi Dori Farm që e fitoi ndeshjen me rezultat 2:0

Drejtori, Beqir Berisha, i ka shpërndarë medaljet dhe kupat e fituara.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.