Do të ketë pasoja për skuadrat që votojnë kundër rifillimit të sezonit në Premier Ligës

Premierliga do të bëjë një paralajmërim të ashpër për skuadrat që votojnë kundër rifillimit të sezonit.

Së paku 14 skuadra duhet të mbështesin propozimin që ndeshjet të rifillojnë dhe të luhen në fusha neutrale.

Gjatë së hënës do të mbahet takimi i radhës mes skuadrave të Premierligës, ku aty do të bëhet paralajmërimi i radhës, raporton ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

Premierliga do t’i njoftojë skuadrat se nëse ato votojnë kundër rifillimit, atyre do t’iu kushtojë me konsekuenca më të mëdha sesa vetëm rënia nga liga.

Klubet e fundit të tabelës si Brighton, West Ham, Watford, Bournemouth, Aston Villa dhe Norwich kanë rezervat e tyre ndaj këtij plani.

Mbetet të shihet nëse paralajmërimi i Premierligës do të ndikojë në votimin e radhës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.