“Do ishte më rrezik nëse Bekim Isufi do të emërohej trajner i Ballkanit”

28.12.2020

Skuadrat kosovare tashmë janë në pushim dimërorë, ku Drita momentalisht është lidere e Superligës së Kosovës. Ndërsa në këtë stinor vjeshtor befasia më e madhe ishte shkarkimi i Ismet Munishit nga pozita e trajnerit nga klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani. Ballkani ka njoftuar se pas shkarkimit të Munishit, klubi ka zevendesuar atë me Bledi Shkëmbin, […]

“Do ishte më rrezik nëse Bekim Isufi do të emërohej trajner i Ballkanit” Foto: Ilustrim

Skuadrat kosovare tashmë janë në pushim dimërorë, ku Drita momentalisht është lidere e Superligës së Kosovës.

Ndërsa në këtë stinor vjeshtor befasia më e madhe ishte shkarkimi i Ismet Munishit nga pozita e trajnerit nga klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani.

Ballkani ka njoftuar se pas shkarkimit të Munishit, klubi ka zevendesuar atë me Bledi Shkëmbin, ku ky vendim u komentua edhe nga futbollisti i Dritës, Ardian Limani.

Limani ka deklaruar se më rrezik do të ishte sikur Ballkani do ta emëronte Bekim Isufin në krye të skuadrës suharekase.

“Do të ishte rrezik po të vinte Bekim Isufi te Ballkani, pasi ai i njeh më mirë futbollistët e Ballkanit. Ai e njeh edhe ligën tonë, dhe është trajner ofanziv, andaj do ta ngjallte skuadrën”, deklaroi Limani në “RTK”.