Dje, “Champions League” mbeti pa gola, ku Lyon ndali Barcelonën

Pa fitues dhe pa gola janë mbyllur dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve në kuadër të 1/8 së finales.

Ndeshja e shumëpritur ndërmjet Liverpoolit dhe Bayernit të Munihut ka dhuruar lojë të fortë dhe me raste shënimi, por asnjëra palë nuk ka arritur ta shtyjë topin në rrjetën kundërshtare. Anglezët kanë qenë më afër golit, por nuk u treguan efikas në finalizim. Rastin më të mirë e pati Mane në minutën e 33-të kur doli i vetëm para Neuerit, transmeton RTK.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Lyoni ka arritur ta ndalë Barcelonën. Edhe në këtë ndeshje të dyja skuadrat kishin raste të pastra shënimi, por pa arritur dot ta çojnë topin në rrjetë.

Kësisoj, gjithçka në këto dy përballje mbetet e hapur për ndeshjet e kthimit.


RAPORTO