Djali i Fadil Vokrrit, futbollistëve të KF Ballkanit: Forca djema!

Dy futbollistë të rinj të klubit suharekas Ballkani janë prekur nga Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ballkani në faqen zyrtare në Facebook, të enjten mbrëma. Bëhet fjalë për vëllezër të shkollës së futbollit.

Sipas njoftimit, dy lojtarët e kanë prindin mjek. Kurse në përkrahje për dy djelmoshat i ka dalë edhe djali i legjendës, Fadil Vokrri, Gramosi. Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar ‘Forca djema’.

RAPORTO