Dita e parë e Final 8 në palestrën “13 Qershori”, FBK: Numri maksimal i të pranishmëve do të jetë 50

03.02.2021

Sot është dita e parë e Final 8, me përballje shumë interesante. Sfida e parë do të jetë e Final 4 në Ligën e Parë, ku do të përballen Istogu dhe RC Cola Drita. Rahoveci-Trepça është një ndeshje që po pritet me interesim të madh, me të dy skuadrat që shpresojnë të kalojnë në gjysmëfinale, […]

Dita e parë e Final 8 në palestrën “13 Qershori”, FBK: Numri maksimal i të pranishmëve do të jetë 50

Sot është dita e parë e Final 8, me përballje shumë interesante.

Sfida e parë do të jetë e Final 4 në Ligën e Parë, ku do të përballen Istogu dhe RC Cola Drita.

Rahoveci-Trepça është një ndeshje që po pritet me interesim të madh, me të dy skuadrat që shpresojnë të kalojnë në gjysmëfinale, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Bashkimi.

Suharekasit janë e vetmja skuadër që në stinorin pranveror nuk ka pësuar asnjë humbje në elitë, kurse prizrenasit pavarësisht disa luhatjeve synojnë të përfundojnë sa më lartë.

Të gjitha ndeshjet e Final 8 Kupës së Kosovës do të zhvillohen në Suharekë, nga 3 deri më 7 Shkurt.

Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues, derisa numri maksimal i të pranishmëve në palestër do të jetë 50, duke respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Statistikat ‘Live’ mund t’i ndiqni në faqen zyrtare të FBK-së, derisa raportet, fotografitë, Highlights dhe intervistat pas ndeshjes në faqen zyrtare dhe rrjetet sociale të FBK-së.

Orari
E mërkurë
13:00 Istogu – RC Cola Drita
16:00 Grupi B: Rahoveci – Trepça
18:30 Hapja solemne
19:00 Grupi C: Golden Eagle Ylli – Bashkimi

Etiketat