Dita e dytë e FINAL 8 në Suharekë, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot në palestrën “13 Qershori”

04.02.2021

Gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht është hapur “FINAL 8” Kupa e Kosovës, ku u zhvilluan disa ndeshje tejet interesante. Ndeshja e parë u zhvillua ajo ndërmjet KB Trepçës dhe KB Rahovecit, ku rahovecianët i mposhtën minatorët me rezultat 66:64 (5:14, 24:20, 18:13, 19:17). Kështu me këtë fitore Rahoveci kalon në gjysmëfinale. Po ashtu ndeshja […]

Dita e dytë e FINAL 8 në Suharekë, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot në palestrën “13 Qershori” Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht është hapur “FINAL 8” Kupa e Kosovës, ku u zhvilluan disa ndeshje tejet interesante.

Ndeshja e parë u zhvillua ajo ndërmjet KB Trepçës dhe KB Rahovecit, ku rahovecianët i mposhtën minatorët me rezultat 66:64 (5:14, 24:20, 18:13, 19:17). Kështu me këtë fitore Rahoveci kalon në gjysmëfinale.

Po ashtu ndeshja që mori vëmendjen ishte ajo e KB Golden Eagle Yllit ndaj KB Bashkimit, ku suharekasit fituan bindshëm me rezultat 74: 60 (21:10, 19:14, 18:11, 16:25). Kështu KB Ylli kalon në gjysmëfinale.

Ndërsa edhe sot në ditën e dytë të Kupës së Kosovës pritet të ketë ndeshje interesante.

Ndeshja e parë që zhvillohet sot është ajo mes Marigona Hill Prishtinës dhe AS Prishtinës. Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën gjysmëfinale në Kupën e Ligës së Parë, teksa fituesi do takohet në finale me RC Cola Dritën.

Nga ora 16:00 zhvillohet çerekfinalja mes Ponte Prizrenit dhe Vëllaznimit, kurse nga ora 19:00 takohen rivalët e vjetër, Peja dhe Sigal Prishtina.

Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do takohen në gjysmëfinale mes vete.

Kujtojmë se KB Golden Eagle Ylli është organizatori i këtij edicioni, ku ndeshjet po zhvillohen në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.