Distria Krasniqi siguron medaljen olimpike, kalon në finale të “Tokio 2020”
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur në finale të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” në kategorinë deri në 48 kilogramë. Xhudistja Krasniqi i ka filluar mbarë këto Lojëra Olimpike, pasi që ka arritur t’i fitojë tri ndeshjet e para dhe se ka siguruar medaljen olimpike. Distria ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj […]
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur në finale të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Xhudistja Krasniqi i ka filluar mbarë këto Lojëra Olimpike, pasi që ka arritur t’i fitojë tri ndeshjet e para dhe se ka siguruar medaljen olimpike.
Distria ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Gjithashtu në gjysmëfinale, xhudistja kosovare u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.
E në finale, xhudistrja Distria Krasniqi do të takohet me japonenzen Funa Tonaki.