Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale Kampionatit Botëror të xhudos

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale Kampionatit Botëror të xhudos
Çlirim Gashi

06.06.2021 / Sport

Distria Krasniqi nuk ka të ndalur.

Xhudistja kosovare e cila po merr pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos në Budapest të Hungarisë tashmë ka prekur gjysmëfinalen e kësaj gare.

Krasniqi ka fituar tri luftëra për të arritur deri në këtë pikë derisa në çerekfinale e ka mposhtur xhudisten spanjolle Laura Martinez derisa para saj e mposhti rusen Sabina Giliazova.

RAPORTO