Disa klube të Superligës kanë kërkuar që parat e ndara të bartën në llogari të klubeve, e jo të futbollistëve

Shumë klube të Suerligës, Ligës së Parë dhe të Dytë e Tretë kanë falënderuar FFK-në për këtë ndihmë në këtë krizë financiare të shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa disa skuadra nuk janë ndarë të kënaqura.

Madje përtej kësaj ka pasur klube që kanë kërkuar që mjetet financiare nga FFK të bartën në llogari të klubeve e jo të lojtarëve.

Gazeta inFokus nga burimet e përafërta me FFK-në ka mësuar së disa zyrtarë të klubeve kanë kontaktuar në federatë dhe kanë kërkuar që ndihmat financiare nga pakoja emergjente të bartën në llogari të klubeve, e jo të futbollistëve.

Por, FFK ka bërë të qartë së këto shumë të ndara nga ta do të shkojnë direkt të përfituesi i fundit, pra në kontot e futbollistëve.

Arsyetimi i këtyre klube ka qenë së disa lojtarë nuk kanë llogari bankare dhe më mirë do të ishte që mjetet financiare të barteshin në llogari të klubit.

Federata e Futbollit e Kosovës do ti jap nga 350 euro për futbollistët e Superligës, nga 200 euro për lojtarët e Ligës së Parë, nga 150 euro për ata të Ligës së Dytë dhe nga 100 për futbollistët e Ligës së Tretë.

Liga e Femrave do të ndihmohet me nga 200 euro për person, ndërsa ajo U-16 e Femrave me 100 euro.

Gjithashtu nga kjo pako do të paguhen edhe futbollistët e futsallit me nga 100 euro.

FFK nuk ka harruar as gjyqtarët e ndeshjeve të cilët do të marrin nga 200 euro dhe gjyqtarët e kategorive të reja me nga 50 euro si dhe delegatët e ndeshjeve me kontrollorët e referimit që do të përfitojnë nga 100 euro.

RAPORTO