Dhjetë golashënuesit më të mirë të fazës së grupeve në Euro 2020

24.06.2021

Janë kompletuar të gjitha çiftet që do të luftojnë në raundin eliminim-direkt në Kampionatin Evropian EURO20. Ndeshjet pritet të fillojnë nga e shtuna. Kombëtarja e Gjermanisë, Portugalisë dhe Francës janë skuadrat e fundit që kanë siguruar vend në mesin e 16 më të mira në “Euro 2020”. Gjatë mbrëmjes së djeshme Portugalia zhvilloi ndeshjen ndaj […]

Dhjetë golashënuesit më të mirë të fazës së grupeve në Euro 2020 Foto: Ilustrim

Janë kompletuar të gjitha çiftet që do të luftojnë në raundin eliminim-direkt në Kampionatin Evropian EURO20.

Ndeshjet pritet të fillojnë nga e shtuna.

Kombëtarja e Gjermanisë, Portugalisë dhe Francës janë skuadrat e fundit që kanë siguruar vend në mesin e 16 më të mira në “Euro 2020”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme Portugalia zhvilloi ndeshjen ndaj Francës, ku me realizimin e dy golave, Cristiano Ronaldo momentalisht është golashënuesi më i mirë deri tani në Kampionatin Evropain Euro 2020.

Deri në përfundimin e fazës së grupeve, ylli portugez, Ronaldo ka kontribuar në gjashtë gola, duke i shënuar pesë sosh, ndërsa një rast ka bërë asist.

Në ndeshjen hapëse ndaj Hungarisë, Cristiano Ronaldo i shënoi dy gola, gjithashtu në humbjen ndaj Gjermanisë shënoi një gol, dhe në barazimin e djeshëm ndaj Francës i njëjti realizoi dy gola.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të golashënuesve më të mirë deri tani në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

1. Cristiano Ronaldo – Portugali – 5 gola, 1 asistim
2. Emil Forsberg – Suedi – 3 gola
3. Roberto Lewandowski – Poloni – 3 gola
4. Romelu Lukaku – Belgjikë – 3 gola
5. Patrick Schick – Çeki – 3 gola
6. Georginio Wijnaldum – Holandë – 3 gola
7. Memphis Depay – Holandë – 2 gola, 2 asistime
8. Ciro Immobile – Itali – 2 gola, 1 asistim
9. Ivan Perisic – Kroaci – 2 gola, 1 asistim
10. Xherdan Shaqiri – Zvicër – 2 gola, 1 asistim