Dështon nisja e shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

12.11.2019

Sot (e martë) ishte paraparë që të fillon shitja e biletave për ndeshjen e 17 nëntorit të Kosovës ndaj Anglisë. Kosova gjatë këtij muaji zhvillon dy ndeshjet më të rëndësishme dhe vendimtare për kualifikim në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’. ‘Dardanët’ më 14 nëntor luajnë në udhëtim te Republika e Çekisë, kurse më 17 nëntor në […]

Dështon nisja e shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli Foto: Ilustrim

Sot (e martë) ishte paraparë që të fillon shitja e biletave për ndeshjen e 17 nëntorit të Kosovës ndaj Anglisë.

Kosova gjatë këtij muaji zhvillon dy ndeshjet më të rëndësishme dhe vendimtare për kualifikim në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.

‘Dardanët’ më 14 nëntor luajnë në udhëtim te Republika e Çekisë, kurse më 17 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e pret Anglinë.

Sot, nga ora 16:00 ishte e paraparë që të fillon shitja e biletave, por kjo nuk ka ndodhur. Uebfaqja e kompanisë që përkujdeset për shitjen e biletave ‘tiks.app’ ka rënë nga sistemi./GM