Dështojnë përsëri bisedimet për rinovim, Neuer-Bayern gjithnjë e më larg!

Manuel Neuer dhe Bayern Munich janë gjithnjë e më larg njër-tjetrit. Tentativa për të rinovuar kontratën e portierit ka dështuar përsëri dhe palët nuk kanë gjetur një marrëveshje.

Sipas asaj që raporton “Kicker”, pas kësaj tentative nuk ka gjasa që të ketë më bisedime sa i përket rinovimit.

Kontrata aktuale e Neuer skadon vitin e ardhshëm dhe nëse portieri nuk largohet nga Bayern në verë, atëherë do të jetë lojtar i lirë vitin e ardhshëm.

Spekulime ka pasur rreth një largimi dhe ekipi që ka shfaqur interes ka qenë Chelsea, me Blutë që pritet të largojnë Kepan dhe janë në kërkim të një portieri.

RAPORTO