Deri me 10 prill, KB Ylli do të zhvillojë 4 ndeshje si vendas!

14.03.2019

Klubi i qytetit, KB Golden Eagle Ylli ka hyrë në fazën e fundit të kampionatit të rregullt dhe prej shtatë ndeshjeve, katër prej tyre do të zhvillohen në Suharekë tek palestra sportive “13 Qershori”. Nga dita e shtunë më 16 mars, do të fillojnë ndeshjet basketbollistike, ku kemi hyrë në fazën e fundit të kampionatit […]

Deri me 10 prill, KB Ylli do të zhvillojë 4 ndeshje si vendas! Foto: Ilustrim

Klubi i qytetit, KB Golden Eagle Ylli ka hyrë në fazën e fundit të kampionatit të rregullt dhe prej shtatë ndeshjeve, katër prej tyre do të zhvillohen në Suharekë tek palestra sportive “13 Qershori”.

Nga dita e shtunë më 16 mars, do të fillojnë ndeshjet basketbollistike, ku kemi hyrë në fazën e fundit të kampionatit të rregullt.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet KB Yllit dhe KB Bashkimit, ku do të zhvillohet ndeshja nga ora 19:00 më 16 mars 2019.

Në ndeshjet tjera KB Ylli e pret Trepçën, po ashtu do të përballet edhe me Ponte Prizrenin dhe KB Lipjanin.

Dy nga këto ndeshje zhvillohen nga ora 19:00, kurse dy të tjera zhvillohen nga ora 17:00.

Lojtarëve i duhet përkrahje në të gjitha mënyrat e mundshme, prandaj lusim secilin qytetarë dhe tifozë të cilët pa mbështetjen e tyre nuk kishim arritur deri në këtë moment të mirë.

Prej ditës së shtunë më 16 mars deri më 10 prill të vitit aktual, KB Golden Eagle Ylli do t’i luajë 4 ndeshje si vendas.

Ndeshja e parë:
Golden Eagle YLLI – Bashkimi
16.03 e shtunë ora 19:00

Ndeshja e dytë:
Golden Eagle YLLI- Trepça 
24.03 e dielë ora 17:00

Ndeshja e tretë:
Golden Eagle YLLI – Ponte Prizreni
30.03 e shtune ora 17:00

Ndeshja e katërt:
Golden Eagle YLLI – Lipjani
10.04 e merkurë ora 19:00