Derbi Prishtina – Ballkani, Xhebrailat: Të dielën shkojmë n’Prishtinë, të vazhdojmë kampionatin e pakonkurencë

01.09.2022

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiro e pestë e Superligës së Kosovës në futboll. Të dielën në kuadër të javës së pestë, në stadiumin “Fadi Vokrri” në Prishtinë zhvillohet ndeshja mes FC Prishtinës dhe FC Ballkanit. Pas arritjes të suksesit historik për kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, FC Ballkani tani është fokusuar në kampionatin […]

Derbi Prishtina – Ballkani, Xhebrailat: Të dielën shkojmë n’Prishtinë, të vazhdojmë kampionatin e pakonkurencë Foto: Ilustrim

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiro e pestë e Superligës së Kosovës në futboll.

Të dielën në kuadër të javës së pestë, në stadiumin “Fadi Vokrri” në Prishtinë zhvillohet ndeshja mes FC Prishtinës dhe FC Ballkanit.

Pas arritjes të suksesit historik për kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, FC Ballkani tani është fokusuar në kampionatin vendor, në Superligë.

Tifogrupi i suharekasve, “Xhebrailat” kanë dalë me një njoftim para këtij derbi.

“Historia e re ka tani emrin tonë……Të dielën shkojmë nPrishtinë, të vazhdojmë kampionatin e pakonkurenc.Behuni gati”, thuhej në njotimin e tyre.