Derbi në PremierLigë, Chelsea – Leicester City, formacionet e mundshme

18.05.2021

Chelsea dhe Leicester City do të përballen në kuadër të ligës kryesore të Anglisë, Premier Liga. Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet sonte me fillim prej orës 21:15 në stadiumin “Stamford Bridge”. Aktualisht në renditjen tabelare në Premier Ligë, Chelsea ndodhet në pozitën e 4-të me gjithsej 64 pikë, ndërsa Leicester City në pozitën e […]

Derbi në PremierLigë, Chelsea – Leicester City, formacionet e mundshme Foto: Ilustrim

Chelsea dhe Leicester City do të përballen në kuadër të ligës kryesore të Anglisë, Premier Liga.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet sonte me fillim prej orës 21:15 në stadiumin “Stamford Bridge”.

Aktualisht në renditjen tabelare në Premier Ligë, Chelsea ndodhet në pozitën e 4-të me gjithsej 64 pikë, ndërsa Leicester City në pozitën e 3-të me 66 pikë.

Chelsea dhe Leicester City u përballen edhe të shtunën në kuadër të finales së FA Cup, ku Leicesteri shënoi fitore 0-1, ku edhe u shpall kampion i FA Cup.

Ndërsa kur kanë mbetur edhe disa orë deri në fillimin e takimit janë bërë publike formacionet e mundshme të të dy klubeve angleze.

Te Chelsea pritet të mungojë Mateo Kovacic për shkak të lëndimit, ndërsa te Leicesteri pritet të mungojnë James Justin, Harvey Barnes, Jonny Evans dhe Cengiz Ünder për arsye të lëndimeve.

Formacionet e mundshme

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; James, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Pulisic; Havertz

Trajner: Thomas Tuchel

Leicester City (3-4-1-2): Schmeichel; Castagne, Fofana, Soyuncu; Albrighton, Ndidi, Tielemans, Thomas; Maddison; Vardy, Iheanacho

Trajner: Brendan Rodgers