Derbi në Premier Ligë, Manchester City-Chelsea

Derbi në Premier Ligë, Manchester City-Chelsea
Çlirim Gashi

08.05.2021 / Sport

Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante.

Ndeshja hapëse do të jetë mes Leeds United e Tottenham Hotspur.

Ndërsa kryendeshja e kësaj xhiro do të jetë mes liderit Manchester Cityt dhe skuadrës në top formë Chelseat.

Xhiron e sotme do ta mbyll ndeshja mes Liverpoolit e Southamptonit, ku “Të Kuqtë” synojnë me çdo kusht tre pikët e plota për të mbajtur gjallë shpresat për Top 4.

Nëse Manchester City arrin që të mposhtë Chelsea sot, skuadra e Pep Guardiola edhe zyrtarisht do ta fitonte titullin e Premier Ligës.

Në renditjen tabelare në këtë kompeticion, Manchester City kryeson me 80 pikë, në vendin e dytë 67 pikë, Leicester City në të tretin me 63 pikë dhe në atë të 4-in Chelsea me 61 pikë.

Orari i ndeshjeve të Premier Ligës:

Sheffield United – Crystal Palace, 16:00
Manchester City – Chelsea, 18:30
Liverpool – Southampton, 21:15

RAPORTO