Derbi Ballkani – Drita, përballjet dhe përparësitë e njëra-tjetrës

03.03.2020

Kryendeshja e xhiros së 21-të, në Superligën e Kosovës luhet këtë të mërkure në Suharekë. Ballkani pas barazimit ndaj Prishtinës në ‘Fadil Vokrri’, tash do të jetë si vendas, ku do ta mirëpres Dritën, ‘Intelektualët’ shkojnë në Suharekë me motivin e fitores ndaj Drenicës 4:1. Dy pretendentët për titull të Superligës, Ballkani dhe Drita, janë […]

Derbi Ballkani – Drita, përballjet dhe përparësitë e njëra-tjetrës Foto: Ilustrim

Kryendeshja e xhiros së 21-të, në Superligën e Kosovës luhet këtë të mërkure në Suharekë.

Ballkani pas barazimit ndaj Prishtinës në ‘Fadil Vokrri’, tash do të jetë si vendas, ku do ta mirëpres Dritën, ‘Intelektualët’ shkojnë në Suharekë me motivin e fitores ndaj Drenicës 4:1.

Dy pretendentët për titull të Superligës, Ballkani dhe Drita, janë rivalizuar edhe me parë, këto dy skuadra janë takuar katër herë përballë njëra-tjetrës, Intelektualët kanë perparësinë e fitoreve ku në këto përballje ka të fituara tri nga një të Ballkanit.

Fitorja me e thellë e Dritës ndaj Ballkanit është me 17 tetor 2018 me rezultat 6:1, ndërsa ajo e Ballkanit është me 19 maj 2019 me rezultat 2:0.

Përparsia e ‘xhebsave’ ndaj ‘intelektualëve’ është fusha si vendas dhe me bari ‘sintetik’ ku takimin e fundit që e ka humbur Ballkani në fushen e vetë, ka qenë ndaj Ferizajit me 27 prill 2019 me rezultat 4:2, që nga ajo ndeshje suharekasit kanë fituar 12 takime dhe kanë barazuar vetëm njëher.

Drita si mysafire në pesë takime ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim, përparsi e gjilanasëve mund të jetë mungesat e Ballkanit, ku nuk do të luajnë, Jetmir Topalli dhe Kushtrim Gashi sa mundet që ti shfrytëzoj këto mungesa Drita mbetet të shihet.

Takimi do të zhvillohet me 4 mars 2020 në ora 13:00.